Prodhime Tradicionale
Hotel Luxor
Nëse jeni në kërkim për qetësi, atëherë drejtohuni kah Hoteli Luxor i cili gjendet në pjesën më të bukur të Prishtinës (Gërmia), vetëm 1,5 km. nga qendra e qytetit. E vendosur në peizazhin e bukur me ajër të freskët, Hoteli Luxor ofron akomodim të cilësisë se lartë. Restoranti ynë modern, me tarracë, është i hapur nga 07:00-23:00 dhe ofron një shumëllojshmëri të specialiteteve vendore dhe ndërkombëtare.
Grand Hotel Prishtina
I vendosur në qendrën joshëse kryesore të tregtisë dhe biznesit në Prishtinë dhe mes të rrugës kryesore "Nena Tereza", Hoteli Grand është një ndërtesë hijerore elegante e stilit modern që do të ripërcaktoje kuptimin e shërbimit në kryeqytetin e Kosovës. për me shumë kliko ketu
Hotel Ambasador
Hotel Ambasador është i definuar nga atriumi elegant qendror i tij, i cili është i veshur bukur me gurë natyral. Dhomat e stilit të lartë përfshijnë dhoma dyshe elegante, apartamente suita dhe apartamente me Jacuzzi dushe te mëdha në banja të hapura. Restoranti ne katin e pestë, i plotësuar me kaminë, është vetëm për mysafirët e hotelit. Befasia me e mirë është zona elegante me sauna në bodrum. Vetëm në lindje të qendrës së qytetit, pranë ambasadës zvicerane.
Hotel Baci
Hotel Baci është një hotel luksoz, i cili gjendet në Prishtinë. Ai është ndërtuar në vitin 2000 dhe ka dy kate, me 17 dhoma dhe 5 suita. Hoteli ofron shërbime profesionale për të gjithë mysafirët, dhoma luksoze dhe ushqim te shijshëm.
Hotel Begolli
Hotel Begolli, është i vendosur në qendër të qytetit të Prishtinës. Hyni ne hotelin tonë dhe do të mirëpriteni si një mik i cili njihet për një kohë të gjatë. Në hotelin Begolli në qendër të qytetit, ju menjëherë do të gjeni veten si në shtëpi në dhomën tonë të ditës. Vetëm bëni një hap jashtë derës dhe ju do të gjeni galeritë e artit, bare, dyqane specialiteti, teatro dhe restorante, të gjitha brenda një distancë te shkurtër.
Hotel Pllaza
I katërti dhe shtesa e fundit ne radhën e hoteleve te Prishtinës, Pllaza ka dhoma të rehatshme me peizazhe te thjeshta në mure dhe ballkone. Stafi miqësorë dhe një kafene/restorant ne katin përdhese rrumbullakojnë ofertën. Ka plane për të zgjeruar hotelin së shpejti në mënyrë të konsiderueshme.
Hotel Princi i Arberit
Hotel Princi i Arberit ndodhet në buzën verilindore te qytetit te Prishtinës, vetëm disa minuta me makinë nga qendra e qytetit. Hotel Princi i Arberit ju ofron një akomodim plotësisht të heshtur, pa stres dhe të rehatshëm.
Hotel Royal
Hotel Royal është një hotel i ri që gjendet në qendër të Prishtinës. Ai përbëhet nga tre kate me 14 dhoma të cilat janë te mobiluara dhe të dekoruara me elegancë. Hoteli ofron shërbime profesionale për të gjithë mysafirët, dhoma luksoze, jacuzzi, ndërsa Apartamenti Kidman ka dhe një sauna. Hoteli ynë ka një pishinë, parking, ashensor, dhomë për takime dhe ngjarje të ndryshme, kopsht dhe tarracë. Hotel Royal ka një Restorant dhe Bar të shkëlqyer, ndërsa restoranti ofron shërbime me cilësi të lartë për të gjithë mysafirët e tij. Menyja ofron kuzhinë evropiane dhe tradicionale.
Hotel Sara
Akomodim me vlere shume te mire ne zemër te pazarit, Sara vjen me një galaktikë të zgjedhjeve te mundshme prej dhomave për një deri ne tre persona, deri tek apartamentet e rinovuara, edhe pse te thjeshta. I pastër dhe i thjeshte, ky hotel veçohet me korridore te kuq te flakte dhe te gjelbër, një numër te kanaleve televizive satelitore, disa dhoma me Jacuzzi dhe një garazhe për dy vetura.
