Pozita Gjeografike
Kosova gjindet në mes të Europës Jug-Lindore. Kosova, shtrihet mes
paraleles 42° e 44° të hemisferës veriore të Tokës dhe mes meridianit
20° e 22°. Duke zënë pozitë qendrore në Gadishullin Ballkanik, paraqet
nyje të rëndësishme të lidhjes midis, Evropës së Mesme dhe asaj Jugore,
Detit Adriatik dhe Detit të Zi. Sipërfaqja e Kosovës është 10 908 km2
dhe është e populluar me mbi 2 milionë banorë.
Boshtin kryesor të lidhjes së viseve veriore dhe jugore të
Ballkanit e bëjnë luginat e lumenjve: Ibër, Sitnicë dhe Lepenc. Ky
bosht ndan disa lugina të tërthorta: në afërsi të Mitrovicës përgjatë
lumit Iber kalon magjistralja e Adriatikut e cila e lidhë bregdetin e
Malit të Zi , në afërsi të qytetit të Besianës (Podujevës). Rruga e
Llapit dhe Toplicës e lidhë me qytetin e Nishit dhe me brendësin e
Gadishullit Ballkanik, në afërsi të Prishtinës, ndodhet lugina e
Drenicës e cila e lidhë Drinin e Bardhë me rrugën më të shkurtër për
bregdetin Shqiptar.
Në qytetin e Ferizajt ndahet rruga e Moravës së Binçes e cila kyçet në arterien kryesore lumore të Moravës dhe Vardarit.
