english | shqip | srpski  
 
 

 

Artizanatet

Artizanatet kanë traditë të gjatë pothuaj në të gjitha qytetet e Kosovës si në: Prizren, Pejë, Gjakovë. Ato dallohen për traditë të pasur, që kanë me punime filigrani, argjendi, bakri, mesingu, argjile, druri etj. Suvenire të këtilla mund të gjenden në dyqanet e shumta të Kosovës.

Përpunimi i drurit nga mjeshtrit kosovarë është bërë për zbukurime në ndërtimtari, në kulmet e shtëpive, objekte fetare, mobile karakteristike, gdhendje zbukuruese në kullat shqiptare etj. Prodhimi dhe gdhendjet prej drurit në instrumentet tradicionale muzikore shqiptare si: çiftelia, lahuta, fyelli, punimi i shtratit të fëmijëve i njohur me emrin “djepi”, prodhuesit e plisit dhe të veshjeve të tjera nacionale, janë pjesë e artit të zejtarëve nga Kosova.

Nga bakri dhe mesingu, zejtarët kosovarë kanë bërë mullirin për bluarjen e kafesë, xhezvet, kutitë e duhanit, etj. Edhe sot e kësaj dite, krijuesit popullor i përkushtohen me vullnet të madh ruajtjes së këtyre traditave. Në fshatrat e Malësisë ende bartet me krenari veshja kombëtare, ndërsa në muzeun kombëtar dhe në muzetë e tjerë në Kosovë, si dhe në galeri të ndryshme, ekspozohen veshje dhe artizanate tradicionale kosovare.

 

 

 
 
Këshilla Udhëtimi
Si të vijmë në Kosovë
Rrugët Ndërlidhëse
Valuta në Kosovë
Zyrat Qeveritare
Bankat
Telefonat me Rëndësi
 
© 2006 | Kosova - Departmenti i Turizmit - Ministria për Tregti dhe Industri